Për të gjithë ka qenë një surprizë fakti që Kylie Jenner u bë nënë. Edhe pse përflitej vazhdimisht për shtatzëni, modelja e dha lajmin e bukur vetëm disa ditë pas lindjes. Kylie është një ndër vajzat më të pasura në SHBA, dhe pavarsisht se drejton një kompani kozmetike, po mendon të bëjë një tjetër fëmijë.
Burime pranë çiftit kanë deklaruar për të përditshmen amerikane “Weekly” se Kylie dhe Travis dëshirojnë të zgjerojnë familjen e tyre. “Nuk ka dyshim se ata duan t’i japin Stormit një vëlla ose motër më shpejt sesa njerëzit mendojnë. E gjithë familja i do ata dhe e mbështesin marrëdhënien e tyre 100 për qind,”- u shpreh burimi.