Shpejtësia mbi normat e lejuara në makinë, është kthyer shpesh më vrasëse. Pavarësisht rasteve fatale, shoferët vijojnë te ecin me shpejtësi të lartë. Gjatë kontrolleve në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg policia konstatoi 21 shoferë me shpejtësi deri në 156 km/h. Si masë ndëshkuese 10 prej shoferëve u është hequr patenta kurse 11 të tjerët janë gjobitur.
Nga monitorimi në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Sakaq janë pezulluar 9 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 15 gjoba.
Njoftimi i policisë:
Vijon monitorimi i qarkullimit të automjeteve nga Policia Rrugore e Tiranës duke përdorur radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë - Elbasan - Tiranë - Durrës - Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk - Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
Gjatë orëve të mbrëmjes deri në orën 22:30, pasi monitorimi u ndërpre për shkak të reshjeve të dendura të shiut, si rezultat i monitorimit me radar në aksin Sauk-Teg, konkretisht në Mjullbathore, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 10 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 131 km/h deri në 156 km/h.
Policia Rrugore u pezulloi drejtuesve të automjeteve lejen e drejtimit nga 1 deri në 5 muaj dhe masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj, si dhe zbritje nga 3 deri në 6 pikë nga leja e drejtimit.
Gjithashtu, u konstatuan dhe 11 raste me shpejtësi nga 119 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili. Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 15 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Policia e Shtetit apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi në rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin ka prezencë të lagështirës si pasojë e motit të keq. Policia vijon monitorimin me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore të kombinuara me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparatë fotografikë