Në 24 orët e fundit 1.654 shoferë janë gjobitur në të gjithë vendin për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor duke vënë në rrezik kështu veten edhe jetën e të tjerëve.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, ku 4 prej tyre po drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 5 të tjerë ishin të dehur në timon.

Sakaq, 41 patenta janë pezulluar në 24 orë. Përkatësisht, 25 prej tyre u pezulluan për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 152 km/h në Levan -Vlorë, 154 km/h në Tiranë-Elbasan gjatë natës, dhe deri në 185 km/h në Bypass-in e Fierit. Ndërsa 16 shoferë iu bllokua patenta në Tiranë pasi po lëviznin me makinë në gjendje të dehur deri në masën 1.43 mg/l.

Policia apelon drejtuesit e mjeteve qe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të ruajnë veten dhe të tjerët.