‘Me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar, pezullohen 683 patenta dhe 1610 gjoba’, makinat inteligjente ‘kapin mat’ shkelësit e rregullave

Flota e re e makinave të Policisë Rrugore të pajisura me makinën inteligjente dhe radarët automatikë po vazhdojnë me monitorimin e qarkullimit.

Që prej një jave, në të gjitha rrugët e vendit, këto makina kanë skanuar shpejtësi deri në dyfish mbi normën e lejuar, në rrugët urbane dhe në ato nacionale, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjeve dhe gjatë orëve të para të mëngjeseve. Si rezultat i kontrolleve janë vendosur 1610 gjoba për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit.

Gjithashtu, janë ndaluar dhe 233 makina të shpallura “Alert”, kryesisht për shpejtësi, të pikasura  nga makina inteligjente. Këtyre shoferëve u është pezulluar leja e drejtimit, si dhe janë ndëshkuar me masat administrative përkatëse.

Po ashtu, janë evidentuar dhe ndëshkuar 22 drejtues mjetesh, për gara shpejtësie dhe janë gjobitur 431 shoferë, për parakalime të rrezikshme në rrugë.

Nga përpunimi i pamjeve filmike të skanuara nga makina inteligjente, shumë shoferë janë evidentuar në shkelje të dyfishtë ose të trefishtë, madje disa prej tyre nuk kishin vendosur rripin e sigurimit dhe/ose kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të makinës.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh