Me shpejtësi dhe 'tapë' në rrugën Sauk-Teg, hiqen 16 patenta për 5 orë! Policia: Kombinim i frikshëm (VIDEO)

SAUK- 16 patenta janë pezulluar brenda 5 orëve për shpejtësi nga 135 km/h deri ne 173 km/h në rrugën Sauk-Teg-Kashar. 5 prej tyre pas testit të alkoolit rezultuan se po drejtonin automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia paralajmëron drejtuesit e automjeteve se shpejtësia dhe alkooli janë një kombinim i frikshëm dhe i rrezikshëm për sigurinë rrugore dhe atë publike.

Ky aks rrugor është mjaft problematik, pasi zakonisht fundjavave, të rinjtë e shfrytëzojnë për të zhvilluara gara të paligjshme duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe të qytetarëve të tjerë që përdorin këtë rrugë.

Dy javë më para, këto gara i morën jetën 17 vjeçarit Kristian Vasili, e ndërsa 5 persona të tjerë mbetën të plagosur. 

Njoftimi i policisë:

Vijon të ndodhë në akset rrugore që lidhen me Tiranën.

Monitorim, me radarë dhe policë,

Kontrolle parandaluese, në rrugët e evidentuara me rrisk për aksidente rrugore.

Patrullat e policisë, po aplikojnë forma te ndryshme kontrolli duke përdorur te gjitha mjetet teknike për matjen e shpejtësisë dhe nivelin e alkoolit tek drejtuesit e mjeteve.

Sauk-Teg-Kashar kontrolle me Radar.

Shpejtësi të frikshme deri ne 173 km/h në rrugën e Tegut në orën kur fluksi i mjeteve ishte i plote.

Për 5 orë kontroll me radar u pezulluan 16 patenta për shpejtësi nga 135 km/h deri ne 173 km/h.

Ndërkohë 5 prej drejtuesve te automjeteve te konstatuar me shpejtësi, pas alkooltestit rezultuan edhe nen efektin e alkoolit ne mase qe varionte nga 0.30 mg/l deri 0.44 mg/l

Një kombinim sa i frikshëm aq dhe i rrezikshëm për sigurinë rrugore dhe atë publike, një automjet qe drejtohet nga drejtues nen efektin e alkoolit dhe mbi normat e lejuara, është një rrezik potencial për vete drejtuesin e mjetit dhe këdo që përdor rrugën.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut