LEZHË- Një shofer i papërgjegjshëm është ndëshkuar ditën e sotme, pasi u ka nga patrulla e policisë duke ecur në në sens të kundërt, nga Mamurrasi për në Thumanë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 09:30.
Referuar burimeve zyrtare, mësohet se shoferi, identiteti i të cilit nuk dihet, është dërguar në Komision teksa i është bllokuar menjëherë mjeti.
Policia e Lezhës bën apel për respektimin e qarkullimit rrugor.
" Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën horizonte dhe vertikale dhe të mos kryejnë manovra të gabuara apo të qarkullojnë në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar, pasi rrezikojnë seriozisht jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës", njofton Policia.

Makina duke ecur në sens të kundërt nga Mamurrasi për në Thumanë
-
....madje konsiderohet tentative per vrasje me dashje....
Përgjigju -
Me ate aks perdite ka shofere qe qarkullojne ne sens te kundert
Përgjigju -
Me ate veprim qe ky shofer ka bo ne komunitetin europian menje here dergohet ne psikiatri per ti bo kontrodhin e psikopatit! dhe i hiqet patenta per 3 vite.
Përgjigju









Komente
Komento