Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Reps, ku një mjet tip “Benz” është përplasur dhe ka përfunduar poshtë trafikndarëses. Si pasojë  e aksidentit janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.