Më shumë emra në listat e kandidatëve, Kaso për Report Tv: Askund nuk përcaktohet numri maksimal, vetëm minimali! Rirenditja për shkak të kuotës gjinore

TIRANË- Sekretari për çështjet Zgjedhore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso u shpreh se listat e demokratëve, të dërguara dje në KQZ,  janë krejtësisht korrekte. Në një kohë kur kryemisoneri Ilirjan Celibashi e ka thënë qartë që duhen 153 emra, PD-ja ka dërguar 222 kandidatë në total. Kaso në intervistën me gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku ka argumentuar këtë vendim duke thënë se në asnjë dispozitë të ligjit nuk përcaktohet një shifër maksimale, duke shpjeguar edhe më konkretisht të gjitha teknikalitetet.

"Ne nuk kemi zgjedhur të dërgojmë një shifër të caktuar, të gjithë emrat e kandidatëve  janë në konformitet me dispozitat ligjore që rregullojnë pjesën e paraqitje së ligjeve, neni 67 pika 4, numri minimal i kandidaturve jo më i vogël se numri i mandateve në zonën zgjedhore përkatëse shtuar 2, ky është kifiri minimal, ndërsa nuk ka një dispozitë për kufirin maksimal, por mjafton që të përpjesëtohet me 3. Kështu është interpretuar dhe zbatuar dispozita. Duke interpretuar në këtë këndvështrim, kemi arritur në konkluzionin se modalitetet si kemi paraqitur listën janë të kërkuara nga ligji, gjithë lista e koalicionit është në përputhje me të gjitha dispozitat e Kodit dhe të gjitha dispozitat e tjera ligjore0. Dje janë dërguar listat e plota janë plotësuar të gjitha", tha Kaso.

Nga ana tjetër, rirenditjen e listave, Kaso tha se kjo ka qenë një zgjedhje e "detyrueshme" për shkak se nuk kishin respektuar kuotën gjinore.

"Koalicioni ka vlerësuar të gjitha kandidaturat dhe ka bërë një zgjedhje të studiuar, rirenditja ishte dhe një nga arsyeja pse në 10 mars KQZ na ktheu listat e koalicionit për shkak se rirenditja plotëson një detyrim të qartë për ruajtjen e kuotës gjinore, duke qenë se penaliteti është mos regjistrimi i listës të gjithë partitë edhe ne jemi të detyruara që në ato vende ku ky kriter nuk është zbatuar të operojmë me këtë mekanizëm, jo vetëm të jemi në konformitet me KQZ, por edhe me detyrimet ligjore", tha Kaso.

Po cilat ishin ndryshimet e bëra në listat e PD dhe koalicionit, që u dorëzuan ditën e djeshme? Ajo që ra në sy ishte heqja e emrit të anëtarit të Departamentit të Shëndetësisë të PD, Gazment Koduzi, i cili ishte renditur i 23 në listën e Tiranës, ndërsa janë shtuar në listë 4 emra, mes të cilëve ai i futbollistit Gentian Muça. Në listat e qarkut të Shkodrës, Partia Demokratike ka shtuar 3 emra, ndërsa është hequr emri i Fatlum Nurja, i cili denoncoi disa ditë më parë se emri i ishte vendosur në listë pa dijeninë e tij.

Në Vlorë, Basha rendit të 6 Nada Daullja dhe ul në renditje Nadire Meçorapën, ndërsa listës i shtohet Vangjel Anagjosti  dhe Eda Begaj dhe hiqet Lorenc Danaj i renditur  i 13 në listën parapakrake dhe Ilir Gunbardhi. Në Lezhë hiqet emri i Elida Dodës dhe shtohet ai i Maksim Kolës. Në Korçë listës i shtohet 3 emra të kandidateve gra, Kristina Kaso, Diana Sino, Soela Myrtollari, ndonëse jo të renditura në zonë fituese. Në Fier shtohen 5 emra të rinj, ndërsa hiqet nga lista Heriselda Prishta.

Listën e Durrësit, PD e ka dorëzuar me 4 emra më pak, ndërsa ka shtuar në listë Merita Dakovellin. Largohen Roel Zoga, Leonard Feteçi, Edi Nushi, Ledia Shehu. PD nuk ka bërë ndryshime në Elbasan, Gjirokastër, Dibër, Kukës dhe Berat, ndërsa ka plotësuar në të 12 qarqet mungesat në dokumentacion si datëlindja apo atësia e kandidatëve.

 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja