Vëmendja e kushtuar ndaj sektorit të energjisë dhe investimit në burimet e rinovueshme duket se po jep efektet e para në mposhtjen e varësisë nga importi dhe nga reshjet. Në tremujorin e tretë të vitit në kemi importuar 13.8% më pak energji, dhe eksporti është rritur me 32.7%.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në tremujorin e tretë të vitit prodhimi i energjisë elektrike është rritur me 8% duke arritur në 1.280 GWh. (tabela 1)

Ndikimin më të madh në rritjen e prodhimit e kanë dhënë hidrocentralet publike të cilat në periudhën korrik-shtator kanë prodhuar 978 GWh duke shënuar rritje me 3.9%, ndërsa Hidrocentralet private dhe ato koncesionare prodhuan 292 GWh duke u rritur me 23.1%. (tabela 2)

Nga ana tjetër rritje e lehtë është shënuar edhe në prodhimin e energjisë së rinovueshme, e cila në këtë tremujor përbën vetëm 0.8% të totalit të energjisë së prodhuar.

Përpos rritjes së prodhimit konsumi i energjisë është në rënie të lartë sa i takon bizneseve. Edhe pse aktiviteti i tyre thuajse i është rikthyer normalitetit konsumi i energjisë nga ata ka rënë me 5.1%, ndërsa përdorimi i energjisë nga familjarët është ulur me 1.9%.

Tabela 1

PRODHIMI NETO I ENERGJISË ELEKTRIKE

Prodhimi në 2020                 1.280 GWh

Prodhimi në 2019                 1.186 GWh

Diferenca                               8%

Tabela 2

PRODHIMI NGA HIDROCENTRALET

   Viti 2020                           Viti 2019

HEC-et publike                                     978 GWh 941 GWh

HEC-et private                                      292 GWh 237 GWh

Burime të rinovueshme                        10 GWh                             7 GWh