‘Më shumë se 80 milionë evropianë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID’, Von der Leyen: Deri në korrik 70% e popullsisë e vaksinuar

‘Më shumë se 80 milionë evropianë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID’, Von der Leyen: Deri në korrik 70% e popullsisë e vaksinuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se më shumë se 80 milionë qytetarë në Bashkimin Evropian kanë marrë të dyja dozat e njërës prej vaksinave kundër COVID-19.

Përmes një postimi në rrjeti e saj social Twitter, presidentja shkruan se gjithsej janë kryer 350 milionë vaksinime.

Von der Leyen, shprehet se BE është në rrugën e duhur për të vaksinuar 70% të popullsisë së rritur deri në korrik dhe të përmbush qëllimin.

Procesi i vaksinimit në shumicën prej 27 vendeve anëtare në Bashkimin Evropian, po ecën me hapa të sigurt tashme.

Pavarësisht vonesave nga disa prej kompanitë farmaceutike, me të cilat BE kishte kontrata, situata tashmë është nën kontroll.

Madje shumë shtete si Franca, Bullgaria dhe Greqia kanë premtuar se do të dhurojnë doza vaksinash për vendet fqinje në nevojë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë