TIRANË- Prej më shumë se dy orësh, zona e "Unazës së Re" dhe në “Yzberisht” janë pa energji elektrike.

Mungesa e energjisë ka sjellë probleme tek familjet dhe bizneset në këtë zonë, ndonëse për Report Tv ata shprehen se ky problem është bërë i përhershëm.

Në një komunikim telefonik që Report Tv pati pak minuta më parë, OSHEE njoftoi se po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike dhe është çështje minutash.