VLORE-Një sherr mes dy personave, një burri dhe një të riu ka ndodhur në qytetin bregdetar në mbrëmje.

Videoja është publikuar në rrjetet sociale, ndërsa në pamje duken fillimisht dy personat duke debatuar, teksa burri i drejtohet të riut duke i thënë 'Ik dhe më sill çupën'.

Më pas situata agravohet dhe i riu e qëllon me grushte e shkelma, ndërsa ndërhyn edhe një i tretë.