Një skulpturë e Satanit (djallit), i cili duket i buzëqeshur teksa bën një selfie ka vënë në lëvizje të gjithë katolikët e qytetit spanjoll, Segovia. Kjo skulpturë është kritikuar se është shumë e qeshur dhe se është një ofendim për të gjithë katolikët vendas.
Statuja e bronzit, e cila është 1.7 metra e lartë është krijuar si një kujtim për një legjendë lokale, e cila thotë se djalli ngeci në kanalin e ujësjellësit të famshëm të qytetit, por fakti që shihet I buzëqeshur nuk u pëlqen banorëve. “Ai është duke qeshur dhe duke bërë një ‘selfie’ me një smartphone, duket shumë miqësor dhe kjo gjë i shqetëson katolikët,”- shkruan “SegoviaDirecto.com”.
“Djalli është shfaqur në një mënyrë "joreale", me një telefon në dorën e tij, ai lartëson të keqen dhe prandaj është ofenduese për katolikët,”- vijon më tej artikulli në median lokale. Më shumë se 5.400 njerëz kanë nënshkruar një peticion që kërkon që skulptura të anullohet, por gjithsesi duhet një vendim i gjykatësit, i cili ka urdhëruar që vepra e artit të shqyrtohet nëse është fyese ndaj të krishterëve.