Me të i shënoi Italisë, shitet për shifrën rekord fanella me numrin 10-të e Nedim Bajramit

Me të i shënoi Italisë, shitet për shifrën rekord fanella me numrin 10-të e Nedim Bajramit

Festa e Nedim Bajramit pas golit

Nje shtetas turk ka blerë për një shifër rekord fanellën e Nedim Bajramit të veshur në ndeshjen ndaj Italisë në Euro 2024. Bajrami në ndeshjen e zhvilluar në Dortmund shënoi golin e vetëm për Shqipërinë, që në fund u mund 2-1.

Fanella e yllit të Kombëtares, Nedim Bajramit u shit në ankand për plot 5792 euro. Është ky rezultati përfundimtar i ankandit të hapur pas ndeshjes së parë me Italinë, ku u nxorën në shitje të gjitha fanellat e kuqezinjve për atë ndeshje.

Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e sulmuesit Armando Broja, që kapi vlerën 825 euro. Në vendin e tretë ishte fanella e Mirlind Dakut e blerë për 477 euro, ndërsa pas tij erdhën fanellat e Jasir Asanit (468 euro) dhe Kristjan Asllanit (445) euro.

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, pasi shënoi pas vetëm 23 sekondave.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Anticikloni Afrikan po vijon të tërhiqet, ja parashikimi i motit për këtë javë

Anticikloni Afrikan po vijon të tërhiqet, ja parashikimi i motit për këtë javë