Autobusi me 50 shqiptarë kthehet pas se 2 rezultuan pozitiv në testet e shpejta në Kakavijë, qytetarët: Mashtrime! Ato me letra greke kaluan, pse ato s'i zë COVID?

KAKAVIJË- Një autobus me rreth 50 shqiptarë që po shkonin drejt Greqisë për punë, është kthyer pas gjatë ditës së sotme. Kjo sepse 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testit të shpejtë të kryer në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë.

Ato mbanin në duar testet PCR të kryer në një laborator privat në Shqipëri ku ishin negativ, por në doganë nga kryerja e testit të shpejtë rezultuan pozitiv. Gazetari i Report Tv, Piro Nase nga Kakavija raporton se një vendim i tillë është pritur jo shumë mirë nga qytetarët e tjerë, siç pritej, pasi kishin firmosur kontrata për punë. Madje ato kanë ngritur pretendime se "testet e shpejta janë mashtrime për të ndaluar punëtorët sezonal nga Shqipëria për në Greqi". 

"Thonë që jemi me COVID, na e kanë shkruar kot që jemi pozitiv, janë të gjitha mashtrime. Ne jemi nisur nga Shqipëria në Greqi, na thanë se na gjetën gjoja me COVID. Ata që ishin me letra greke i kaluan, ndërsa ne që jemi punëtor sezonal na kthyen, pse ata nuk i zë? Vetëm neve na zë? Ku ka dicka, o e kanë kompanitë e autobusëve o shtet me shtet", tha një qytetar.

"U kthyem si gjithë të tjerët", tha një tjetër.

"Të njëjtën gje dhe ne., në autobus mund të kishte 50 veta. Ne jemi negativ", tha një tjetër.

Deri dje, qytetarët që rezultonin pozitiv nga testet e shpejta detyroheshin të karantinoheshin për 14 ditë, ndërsa nga sot (7 dhjetor) ato nuk do të lejohen të kalojnë, por do të kthehen pas, siç ndodhi me autobusin. Kjo masë u bë e ditur ditën e djeshme nga ana e autoriteteve greke dhe qytetarët në doganë thanë për Report Tv se ishin informuar mbi masat e reja.

" Jemi njohur me masat e qeverisë greke. U kthyem nga Greqia, jemi të rregull, dhe tani shkojmë në Tepelenë të familja", tha një qytetar.  

"Jemi me dokumente të rregullta", tha një tjetër.

Kujtojmë që Kakavija është pika e vetme e kalimit kufitar që është e hapur me Greqinë, si një masë parandaluese nga autoritetet greke marrë më 19 nëntor për të frenuar përhapjen e COVID-19. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/12/2020 00:14

    Duke marre parasysh sakrificat,shpenzimet qe bejne shqipot nevojtare per te shkuar si punetore sezonale ne Greqi,do ishte me mire te shkonin me furgone,se sa autobuze.Nuk e di kush eshte me I lire nga keta,por nuk eshte njelloj te kthehen mbrapsht 50 vete me ta zeme 10-12 veta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë celsius...parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë celsius...parashikimi i motit për sot