‘Të vjen era djathë’, Emina tregon sesi u njoh me miliarderin iranian: Mendoi se isha greke

‘Të vjen era djathë’, Emina tregon sesi u njoh me miliarderin iranian: Mendoi se isha greke

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj, ka folur për njohjen e saj me bashkëshortin, miliarderin Iranian Sam Nazarian.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Emina ka thënë se njohja me të ka ardhur rastësisht në një grup të përbashkët, pasi Sam ishte mik me një shokun e saj grek. Modelja ka treguar se bashkëshorti i saj, kur e ka parë ka menduar se ajo ishte greke dhe më pas i ka thënë: Të vjen era djathë.

Rrëfimi i modeles Emina Çunmulaj

Isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Ndërsa burri ishte me një grup shoqërie. Në tavolinën e burrit në restorant ishte një stiliste që punon në një shtëpi mode, njiheshim, erdhi dhe më takoi. Ishte dita pas vitit të ri. Më pyeti çfarë po bëni. I thashë po flasim për dëshirat që kemi për vitin e ri. Dëshira ime ishte të gjeja dikë që t’ja jepja zemrën se isha beqare prej vitesh. Isha 24 vjeç. Ajo më tha hajde ta prezantoj një djale, jo i thashë unë se jam me familjen e shokut. Po çoheshin ata nga tavolina dhe shoh këtë djalin pra burrin që ishte 2 metra. U kthye ai bashkë me atë vajzën dhe erdhën tek tavolina jonë. Shoku im e takoi, e njihte dhe po bisedonte për disa të njohur grek. I përshëndeti ai familjen e shokut tim dhe kur erdhi rradha tek unë më dha dorën dhe më tha ‘Jam Sam’. Përshëndetje jam Emina i thashë. ‘Je greke?’, më pyeti. Mua gjaku po më ziente nga brenda se jam patriote. ‘Jo, pse?’ e pyeta unë dhe shtrëmbërova fytyrën. Më pa çuditshëm dhe tha ‘Të vjen era djath’ dhe iku. E kam qejf djathin, e ha shumë. Pastaj pjesa tjetër është histori.

Emina me bashkëshortin e saj, Sam Nazarian

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • @zeqir: 14/10/2018 03:54

    Kush të vinte era djath

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/10/2018 22:53

    Yyyyyyyyyyt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja