‘Me Thaçin ishim afër përleshjes fizike,’ Vuçiç: Flasim serbisht kur debatojmë

‘Me Thaçin ishim afër përleshjes fizike,’ Vuçiç: Flasim serbisht kur debatojmë

Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë një intervistë për “TV Pink”, ku ka zbuluar detaje lidhur me takimet që zhvillon me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.

Gjatë intervistës, Vuçiç ka zbuluar se me Thaçin flasin në gjuhën angleze, ndërsa në momentet kur gjërat nxehen, atëherë ata nisin dhe flasin serbisht.

"Anglishtja e tij është përmirësuar shumë. Përdorim gjuhën serbe vetëm kur debatojmë dhe hasim ndonjë problem," tha Vuçiç.

Më tej, Vuçiç tregon se në një rast kanë qenë afër edhe të një përleshjeje fizike, por se gjithçka ka përfunduar shpejt.

“Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Hajredin Kuçi iu sul Ivica Daçiçit, ndërsa unë Tha… por gjithçka përfundoi shpejt”,- u shpreh Vuçiç.

Me të qeshura ai tha se Brukseli është vendi ku nuk duhet të ketë përplasje fizike por përplasje ideshë, nga të cilat vjen një e ardhme më e mirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)