7 trafikantë janë arrestuar gjatë kohës që po tentonin të transportonin  62 kilogramë kanabis me 3 mjete të ndryshme nga Vlora në drejtim të Fushë Krujës. Pas marrjes së informacioneve , policia nisi operacionin e koduar "Motoristi"  ku u vu në ndjekje të 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë.  

Gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjetën rreth 62 kg lëndë narkotike kanabis. Në pranga përfunduan Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 3 mjetet dhe 12 aparate celulare.   

Policia vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.