Me thirrjet 'Allahu Akbar', sulm me thikë ndaj një polici në Bruksel

BRUKSEL- Një person me ka plagosur me thikë një polic jashtë një stacioni policor në Bruksel. Mediat e huaja, shkruajnë se para sulmit, agresori ka përsëritur thirrjen e "Allahu Akbar".

Efektivi i policisë pësoi lëndime të vogla në qafë, pasi një nga kolegët e tij ndërhyri në kohë duke plagosur në gjoks viktimën.

Pas ngjarjes, zëdhënësi i policisë tha se ishte ende herët që të thuhej diçka rreth motiveve të sulmit apo edhe rreth identitetit të agresori, ndërsa Ministri i Brendshëm Jan Jambon u shpreh se policia edhe një herë ra pre e një sulmi frikacak.

Gjatë viteve të fundit, Belgjika dhe vende të tjera evropiane janë kapluar nga një valë e sulmeve me thikë. Në shtator të këtij viti, një tjetër person goditi një oficer në Bruksel. Ndërsa rreth një vit më parë, një tjetër agresor me thikë kërcënoi se do të vriste udhëtarët e një treni në kryeqytetin belg.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë