Me 'thonj' nën rrënoja! Në kërkim të kujtimeve të engjëjve të shuar nga tërmeti! Pak 'jetë' në mes të tragjedisë

THUMANE - 30 sekondat shkatërruese të tërmetit të 26 nëntorit që bënë zgjimin më të trishtë nga gjumi për 51 jetë, tashmë të humbura,  e kthyen Thumanën në një vend lufte. E tillë është ajo ka mbetur pas 7 ditësh në Thumanën ku u shuan familje të tëra. Rënoja, tym e baltë, që ofrojnë panoramën e tragjedisë.

Pas transmetimeve maratonë në fatkeqësinë më të rëndë natyrore, rikthimi i grupit të xhirimit të Report Tv në zonë nuk ishte aspak i lehtë. Dëgjohen vetëm zhurmë të makinerive që po shembin atë ka mbeti nga tre pallatet e shkatërruara që zunë nën rrënoja 24 jetë: fëmijë, burra e gra, të moshuar e familjarë që u ndanë nga kjo jetë në krahët e njëri-tjetrit.

Në rrugicat mes pallateve dëgjohen bisedat e atyre pak banorëve që kanë mbetur në Thumanë, të cilët fatmirësisht i mbijetuan lëkundjeve të fuqishme. ‘Refren i bisedave të tyre është vetëm tërmeti! Interesohen për të mbijetuarit, dhe nuk duan ende të besojnë se fqinjët e tyre nuk jetojnë më.

Në mesin e dhimbjes së papërshkueshme për jetët e humbura, Thumana, nën rrënojat e saj, përcolli me zë të fortë historitë e heronjve të heshtur të kësaj tragjedie, forcat e ekipeve të shpëtimit! Por sot aty nuk gjejmë më aty.. Mund të dallosh që nga larg familjarët që në betonin e ftohtë kërkojnë të gjejnë kujtimet e  njerëzve të zemrës që tashmë nuk i kanë më.

Mes rrënojave takojmë dajën e Dritës, vajzës 15-vjeçare që humbi jetën së bashku me babain e saj, Kastriot Cakonin. Imazhin e tij e pamë ditën e tërmetit kur i dëshpëruar me një pasaportë në dorë kërkonte të dinte për fatin e mbesës së tij, nëse ishte në spital apo në morg. Rrënojat nuk e kanë fshehur kujtimin e Dritës. Sot ai gjen librin e saj të preferuar “Princi dhe Varfëri”, dëftesat dhe fotografitë e 15-vjeçare, që ai e quan tashmë engjëllin e tij.

 “Këto janë kujtimet e mbesës sime, Dritës, ajo vdiq. Unë erdha të shoh motrën se është në gjendje të rëndë dhe të shoh ca bëhet këtu.  Nipi është në spital, dhëndri më ka vdekur.  Këtu lexon kujtimet e mbesës, dhe libri i saj i preferuar. Këtu është me gjyshen dhe mamanë. Jemi shumë të lënduar. Ky është djali. Shyqyr jeton jashtë. Jam shumë i lumtur që i pashë këto foto. Nuk dua t'i hap se kam frikë se çahen. Engjëlli i dajës, e ka pas dashur daja fort”, shprehet daja.

Një fotografi nga babai i saj i cili kishte humbur jetën disa ditë para tërmetit po e kërkon edhe Geralda Ceco. Deri më tani, nuk ka mundur të gjejë dot asgjë që për të do të ishte kujtimi i vetëm nga babai.

 “Kam pasur në banesë motrën tetraplegjike, nënën që është invalide dhe gjyshen e moshuar. Kemi zbritur nëpër shkallë, dhe kur kemi zbritur ishte shembur kati i tretë dhe nuk mund të ngjiteshim më. I kemi bërë një kornizë. Shumë e vështirë për tu gjetur”, shprehet Geralda.

Edhe gjyshja me nipërit e saj, thotë se përveç jetës nuk ka më asgjë tjetër.

 “Çdo gjë na ka humbur, çdo gjë që kemi punuar gjithë jetën, ja ku janë”

Thumanën e ka kapluar heshtja! Të paktat familje që kanë mbetur, janë ato që e kanë të vështirë të lënë pas atë që e quajnë pasurinë e tyre: Shtëpinë!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja