1769696809_paokselanik.JPG

Me avion ushtarak të forcave greke, trupat e shtatë tifozëve të PAOK-ut që humbën jetën të martën në Rumani, u nisën nga aeroporti i Timisoarës në drejtim të Selanikut. Në ambientet e aeroportit të Timisoarës, Mitropoliti Ioan zhvilloi edhe Trisainë e përshpirtjes për shtatë të ndjerët, teksa vendosi nga një trëndafil të bardhë mbi shtatë arkëmortet. Mes tifozëve që ndërruan jetë ishte edhe shqiptari me origjinë nga Korça, Vasil Pilo. Nuk munguan lotët te të pranishmit.


Lajmi kryesor:

Aksidenti tragjik që i mori jetën shtatë tifozëve të PAOK-ut, nisen drejt Selanikut trupat e pajetë! Dy nga tre të plagosurit u transportuan më herët drejt Greqisë