“Nuk është e vërtetë që joshja është diçka që e vajzat dhe gratë e kanë apo jo. Ajo mund edhe të mësohet dhe të përmirësohet me ushtrime të përshtatshme, që i bëjnë mirë trupit dhe ndihmojnë edhe shpirtin”, thotë Anila Kambo, instruktore në një prej palestrat më të frekuentuara në Tiranë.
Sipas saj, të pasurit e një trupi joshës e bën jetën më të thjeshtë dhe nuk është e vërtetë, se disa gra mendojnë se nuk do të kenë kurrë një trup të tillë. Joshja mund edhe të mësohet duke bërë ushtrimet fizike të duhura për të evidentuar ato pjesë të trupit, që i japin femrës siluetën perfekte.
Për t`u informuar dhe për të mësuar disa grupe ushtrimesh, të cilat shërbejnë për të rritur aftësinë joshëse, Anila Kambo këshillon se “çdo grua ose vajzë mund të këtë një trup me vithe të tonifikuara, bel të ngushtë, si dhe siluetë perfekte me anë të ushtrimeve fizike”.
Këto grupe ushtrimesh duhet të punohen si në pjesën e poshtme të trupit, ashtu edhe në pjesën abdominale (pjesën e sipërme). Ushtrimet duhet të kombinohen dhe pas çdo grupi ushtrimesh duhet të bëhet një zgjatje e pjesëve tw trupit, që mos të kenë probleme me muskujt.
Anila thotë se këto ushtrime bëhen nga femrat rreth moshës 20 deri në 30 vjeç, të cilat duan të kenë siluetë sa të bukur, edhe joshëse. “Këto janë një grup muskujsh të veçantë, që duhen punuar. P.sh., muskujt e fundshpinës, vitheve, muskujt e gjoksit, të krahëve në mënyrë, që të jenë sa më të dukshme në trupin e vajzave”, thotë Anila.
Për të arritur një siluetë sa më perfekte, Anila i rekomandon femrat se duhet të bëjnë aktivitet fizik, duke përfshirë këto lloj ushtrimesh të paktën 4 herë në javë. “Janë 15 lloje ushtrimesh, katër prej tyre punohen në pjesën e gjymtyrëve poshtë, katër ushtrime që janë për muskujt e barkut dhe katër ushtrime, që punohet me tonifikimin e krahut”, shprehet instruktorja.
Ushtrimet për të rritur aftësinë joshëse në trupin e femrës, instruktorja Anila, nuk i këshillonte për femrat nga mosha 50 vjeç dhe sipër. “Kjo për faktin se ato mund të kenë problem me shtyllën kurrizore, me gjymtyrët e ndryshëm”, thotë ajo.
Por, nga ana tjetër theksoj se këto ushtrime mund të bëhen prej kësaj moshe vetëm duke u përpjekur që të kenë kujdes me muskulaturën e trupit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com