Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë ditën e nesërme, teksa kërkojnë kryerjen e provimeve në gjuhën shqipe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Meidani ka publikuar vargje nga poema “Gjuha Shqype” e poetit Gjergj Fishta.
Ndër vargje e shkrimtarit të madh Gjergj Fishta vihet theksi te rëndësia e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Lajmi kryesor:
'Të gjithë njëzëri', studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë nesër për gjuhën shqipe dhe të drejtat kushtetuese









