Me vdekje

Me vdekje

Të dënohen me vdekje të gjithë shqiptarët që kanë harruar trahananë dhe kanë braktisur dhallën, si dhe kosovarët që e shohin me përbuzje Pasulin.

Me vdekje me pushkatim gjithkush që gjatë udhëtimeve nëpër bukurirat natyrore të Shqipërisë i mban dritaret e makinës mbyllur ose fle, e zë gjumi.

Me vdekje në litar ata që votën e shesin.

Me vdekje me rjepje lëkure ata që votën e blejnë.

Me vdekje të gjithë që nuk dinë të paktën një gjuhë të huaj.

Me vdekje dhe pa aspak mëshirë edhe shumë të tjerë;

Bjerrakohëset që shohin telenovela.

Budallenjtë që i zë malli për çfaqjet propagandistike të Teatrit Popullor.

Ngordhalaqët që nuk kanë kaluar kurrë nga Mulliri i Hambullës në Sevranj, Pagri, Përmet.

Çdo shqiptar që nuk e di ku është Guri i Miçanit.

Injorantët që nuk e dinë sa kilometra larg është Hëna.

Bythpambukët që pëlqejnë Picat më tepër se specat e mush.

Hileqarët që kur i pyet për një gjë të përgjigjen për tjetër gjë.

Aestetikët që përdorin batuta të pështira nga soc-filmat shqiptarë.

Budallenjtë të cilëve filmi propagandistik kriminal "Zonja nga Qyteti" u duket film i bukur dhe ja mbajnë mend batutat.

Të gjithë qorrat dhe shurdhat që nuk kanë lexuar "Nëpunësi i Pallatit të Ëndërrave".

Pa asnjë përjashtim me vdekje ata dhe ato që nëpër rrjetat sociale bëjnë si të squt, të ndjeshëm, të ditur, si intelektualë, si patriotë, por në fakt gjithë kohës s'bëjnë gjë tjetër veçse reklamojnë veten.

Me vdekje me prerje të kokës me sëpatë mbi trungun e kasapit ata që thonë, "të them të drejtën".

Hunjtë e gardhit që nuk dinë tu bëjnë komplimenta femrave dhe ankohen se ato nuk ua varin, se prej tyre nuk përfillen.

Me vdekje të gjithë ata dhe ato që pas gjoja dashurisë për Muhametin dhe Krishtin fshehin interesa materiale.

Me vdekje me pjekje në një kusi bakri pa vaj dhe pa ujë kush ka bindjen se turqit, italianët, gjermanët, dhe në përgjithësi pushtuesit, nuk na i mposhtën dot malësitë e thella për shkak të heroizmit të popullit tonë në shekuj.

Pa pike mëshire me vdekje cilindo që shqipton edhe vetëm një fjalë të keqe për Skënderbeun dhe Shën Terezën.

Me vdekje cilido që thotë se Perëndimi na ka ndihmuar pak ose aspak, sikur Perëndimi është ndonjë farefis i kamur në kurbet apo ndonjë komshi i lig që ka marrë borxh dhe nuk e kthen.

Është në nderin dhe krenarinë e çdo burgu të ketë në gjirin e vet të dënuar me vdekje sedentarët llafazanë të cilëve Puka, Bulqiza, Këlcyra, Erseka, u duket larg ndërsa Italia, Gjermani, Anglia, Amerika, afër.

Me vdekje me shkuarje në hell të gjithë hajvanët mendjengushtë që nuk e dinë ose nuk e kuptojnë se perëndimi i pas luftës së dytë botërore nuk është as antifashist as antikomunist, por thjesht demokratik dhe pluralist.

Me vdekje të gjithë që braktisin Shqipërinë. Halli se ata s'ke ku i gjen.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 30/04/2019 17:00

    O edison ta hypa po ti e mban veten për zheni e di se sa larg je nga planeti Djell. E i di të gjitha e sdi asgjë. Po ti çfar ke bër gjat gjith jetës tënde ? ? ? Apo ke përplasur duart për enver kriminel hoxhën. Apo ke treguar barcaleta o edison fënda. Shqipria është vëndi vogël e është normale që do ket probleme . Po mir o edison ta hypa tani që po shkon për lesh je bër përshesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit