Irani ekzekuton dy persona të akuzuar për blasfemi

Irani ekzekuton dy persona të akuzuar për blasfemi

Burgu në Iran

Irani ka ekzekutuar dy burra që ishin dënuar me vdekje pasi kishin përdorur rrjetet sociale për të promovuar “ateizmin dhe për të ofenduar fetë dhe islamin”.

Njoftimi për ekzekutimin e Yousef Mehrdad dhe Sadrollah Fazeli Zare u bë i ditur më 8 maj përmes ueb-faqes së gjyqësorit, Mizan, dhe në njoftim nuk thuhej se kur këta dy persona u ekzekutuan.

Rastet ndaj Zare dhe Mehradad datojnë që nga viti 2019, kur u ngritën akuzat ndaj tyre. Mehrdad, baba i tre fëmijëve të vegjël, ishte akuzuar për blasfemi online, por edhe për djegien e Kuranit. Zare raportohet se ka pranuar se ka ofenduar profetin dhe islamin.

Ata janë ekzekutuar përmes varjes. Ekzekutimi i këtyre dy personave është shtuar në listën e dënimeve kapitale që Irani ka shqiptuar gjatë dy javëve të fundit, pasi në këtë shtet një person është ekzekutuar çdo gjashtë orë në dy javët e fundit, ka thënë organizata Iran Human Rights, me seli në Norvegji.

Më 6 maj, një disident suedezo-iranian, që u zhduk nga një aeroport turk dy vjet më parë, u bë e ditur se gjendej në paraburgim në Iran. Ai u ekzekutua nga autoritetet nën akuza për terrorizëm.Habib Chaab, themelues dhe ish-udhëheqës i grupit separatist të quajtur Lëvizja Arabe për Çlirimin e Ahvazit (ASMLA), ishte akuzuar se udhëhiqte “një grup terrorist” dhe është dënuar me vdekje.

ASMLA ishte fajësuar për sulmin me bombë gjatë paradës ushtarake në qytetin Ahvaz më 2018, kur ishin vrarë dhjetëra persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Numri i lartë i ekzekutimeve, por edhe protestat e vazhdueshme kundër udhëheqjes fetare të Iranit, kanë çuar në kritika të shumta nga grupet për të drejtat e njeriut dhe nga ekspertët e Kombeve të Bashkuara që kanë kërkuar nga Irani të ndalë persekutimin dhe ngacmimin e minoriteteve fetare.

Sipas organizatës Iran Human Rights, në Iran vetëm gjatë këtij viti janë ekzekutuar 205 persona, shumica e tyre nën akuza që lidhen me drogë. Më shumë se 40 persona, që janë ekzekutuar në dy javët e fundit, i përkisnin minoritetit etnik baluç.

Në mars, Amnesty International akuzoi Iranin se po ekzekuton anëtarët e grupeve të minoriteteve etnike dhe po përdor ekzekutimin si “mjet për shtypje”.REL

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër