Katër persona janë arrestuar në Portin e Durrësit për falsifikim të vizave turistike. Ata po tentonin të dilnin jashtë Shqipërisë me viza turistike false, por janë kuptuar nga policia dhe janë arrestuar.
Në pranga përfunduan një gjerman, një palestinez dhe dy sirianë. Ndërkohë një shtetase siriane është vënë nën hetim në gjendje të lirë.
Shtetasi gjerman A. H., ka ndihmuar sirianët dhe palestinezin që të siguronin vizat turistike false me qëllim largimin nga Shqipëria. Ai akuzohet për "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave".
Gjithashtu u arrestuan edhe A. A., 58 vjeç, shtetas palestinez, M. H., 33 vjeç, M. K., 46 vjeç, shtetas sirian, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.