Stafet e disa supermarketeve në Pragë kanë zbuluar kokainë me vlerë miliona paund të fshehur brenda kutive me banane.

Punonjësit e habitur gjetën blloqe të mëdha të drogës ilegale brenda kutive të frutave që besohet se ishin dërguar nga Amerika qendrore.

Një total prej 840 kg kokainë, të cilat mendohet se kanë një vlerë rreth 80 milionë euro u zbuluan në dërgesat e bananeve. 

Oficerët tani po kontrollojnë dyqane e tjera në vend ku u dorëzuan kutitë e bananeve.

Gjithashtu, Policia tha se ata po bashkëpunonin për rastin me homologët e tyre nga vende të tjera të paspecifikuara.

Jakub Frydrych, Kreu i Njësisë së Policore Kundër Narkotikëve, tha për Radion Publike Çeke se kokaina ka të ngjarë të ketë origjinën nga Amerikën Qendrore.

Vlera  e drogës vlerësohet të jetë më shumë se 2 miliardë korona çeke.

“Punëtorët e supermarketeve gjetën kubikë kokaine të derdhur në kuti me banane këtë pasdite”, tha policia në Tëitter, ku postoi edhe foto të disa prej kokainës së sekuestruar.

“Informacioni për dërgesën shkon jashtë Republikës Çeke, prandaj ne do të përdorim bashkëpunimin ndërkombëtar policor dhe drejtësisë”, tha policia, pa dhënë  detaje të mëtejshme.

Në një rast të ngjashëm ishte ai në vitin 2015, ku mbi 100 kilogramë (220 paund) kokainë u zbuluan në një supermarket në Pragë. 

Droga e gjetur e fshehur brenda kutive me banane