Ticiana Basta ka ardhur nga Italia për të marrë pjesë në paradën që organizohet sot në Tiranë për 111 vjetorin e Ditës së Pavarësisë.
“Ne kemi lindur në Itali por traditat tona janë të gjitha shqiptare dhe zemra jonë është shqiptare. Gjaku jonë është i shprishur” thotë Ticiana Basta në një prononcim për Report Tv.
Tregon se prej 200 vitesh e ruajnë veshjen si traditë
“Veshja popullore 200 vjet që e mbajmë. Ruajmë ëmbëlsirat. Fëmijët i mësojmë të mos harrojnë kurrë traditat dhe ti ruajnë e të mos I harrojnë kurrë.
Ajo është zv/kryetare e bashkisë e komunës arbëreshe, San Nicola dell'Alto dhe tregon se një profesor po përpiqet të zbulojë rrënjët e saj.
“Unë e di që mbiemri Basta është nga Tirana. Një profesor po përpiqet të zbulojë rrënjët. Unë vij shpesh në Shqipëri. Erdha në qershor dhe do të vij dhe këtë vit. Për mua këtu është shtëpia ime” tregon Ticiana Basta për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakini.
Lajmi kryesor:
Unë qysh moti jam deklaru se jam Shyptar,prej tbive tbabës jam ma i vogli,krejtë i lirë shkoj kah të dua,boj qka të dua për tmirën e tjerve,nuk ashtë von penxionerat me ja ba hyzmetin për me shiju ligjin e nanës Natyr,sado pak i ndihmojm vehtës për të ardhmën me rritë Sojin fillimi ashtë i vështir për nji shkallë,na shlirohen kushinetat,mos i ndigjoni klerikët vajtus ju bajnë pishmom pse jeni gjallë,rrespektë për bija kto i rilindin të dashnit e vetë
Përgjigju