'Me zemrën në Mitrovicë', urimi i Elia Zaharisë për Pavarësinë: Flamuri ynë i përgjakur nga sakrificat e shqiptarëve, sot nderojmë etërit e kombit

'Me zemrën në Mitrovicë', urimi i Elia Zaharisë për Pavarësinë: Flamuri ynë i përgjakur nga sakrificat e shqiptarëve, sot nderojmë etërit e kombit

Elia Zaharia Zogu

Duke risjellë në vëmendje mundin e të parëve tanë për t'ia arritur Pavarësisë 111-vjet më parë, kështu ka dashur të urojë artistja Elia Zaharia Zogu për këtë festë përkujtimore të themelimit të shtetit shqiptar.

Në mediet sociale, ajo risjell përmes imazheve të 28-nëntorit të Shpalljes së Pavarësisë, Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin, ndërsa nga e tashmja, edhe si një mesazh për unifikimin shpirtëror, gjuhësor e në trashëgimi të dy shteteve shqiptare vjen përmes një fotografie me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

"Jemi bashkë", thekson aktorja në mesazhin e saj, ku edhe tenton të ndërgjegjësojë për mbrojtjen e kufijve të Kosovës.

"Të dashur motra dhe vëllezër të një kombi, ju uroj nga zemra Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë! Flamuri ynë, më i bukuri në botë, përgjakur nga sakrificat e shqiptarëve ndër shekuj, me shqiponjën e tij të lirë, ka frymëzuar krenari dhe atdhedashuri brez pas brezi! Sot të gjithë ne e festojmë këtë ditë të shënuar, duke kujtuar dhe nderuar etërit e kombit, ata që luftuan e ata që besuan, ata që nuk rreshtën kurrë së dhëni kontributin e tyre të vyer në gjuhë, atdhe, komb, shqiptari! Siç ka edhe emrin, ashtu jemi të gjithë të lidhur Komb, në histori, tradita, legjenda, folklor, beteja, fitore dhe disfata…të djeshmet e të sotmet. Çdo gur i vënë në mbrojtjen dhe ndërtimin e këtij vendi të bekuar nga Zoti, është pjesë e ADN-së sonë, rrjedh në gjakun tonë bashkë me dashurinë pa kushte për këtë tokë e për këtë gjuhë! Sot këtë e dëshmojnë qytetarët e Dardanisë, kufijtë e të cilës dhunohen e u duhet të mbrojnë shtëpitë e tyre! Nuk ka shqiptar të mos e ketë zemrën në Mitrovicë këto kohë! Jemi bashkë! Bekuar qoftë çdo familje shqiptare kudo që ndodhet, çdo foshnje që lind në këto troje arbnore!", shkruan Zaharia në mediet sociale.

A.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adrian: 29/11/2023 08:48

    Kush eshte kjo?

    Përgjigju
    • Njoni: 29/11/2023 08:54

      Njona qe ka pas plaken aktore.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun