Fituese e maratonës 42 kilometra të gjatë në Lojërat Olimpike është shpalluar etiopiania Tiki Gelana, e cila ka vendosur rekord botëror me 2:23:07. Gara është zhvilluar në rrugët e Londrës duke dhuruar shumë emocione tek të pranishmit që e kanë ndjekur nga afër.

Maratona këtë edicion në Londër është dominuar nga atletet me origjinë etiopiane, pasi përvec vendit të parë, Etopia fitoi edhe medaljen e argjendë me , Priscah Jeptoon. Ndërsa në vendin e fundit ka përfunduar atletja ruse Tatjana Petrova Arhipova.

(d.b/shqiptarja.com)