Media: Bisedimet për një armëpushim në Gaza do të rifillojnë nesër në Doha

Media: Bisedimet për një armëpushim në Gaza do të rifillojnë nesër në Doha

1710269193_gaza.jpg

Gaza

Negociatat për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve mund të rifillojnë nesër pasdite në Doha të Katarit.

Kështu bëjnë të ditur burime egjiptiane të cituara nga mediat izraelite sipas të cilave ato do të vazhdojnë deri të hënën.

Nëse lajmi konfirmohet, do të jetë rifillimi i parë i negociatave që kanë ngecur para fillimit të muajit të Ramazanit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu edhe pse i cilësoi kërkesat e fundit të Hamasit si "të pabaza", vendosi të dërgojë një delegacion në Doha.

Objektivi i ndërmjetësuesve - SHBA, Egjipti dhe Katari - është të arrijnë një armëpushim 6-javor, ndërsa Hamasi ka propozuar një marrëveshje me tre faza.


Lajmi kryesor:

Lufta në Gaza/ Media: Bisedimet për një armëpushim do të rifillojnë nesër në Doha! Mbi 31 mijë palestinezë të vrarë dhe afro 74 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë