Media britanike ironi me Metën: Postimet e tij për Celtic të çuditshme për një udhëheqës! Nga kostumi tek vrapi në plazh me fanellën e ekipit skocez

Media britanike ironi me Metën: Postimet e tij për Celtic të çuditshme për një udhëheqës! Nga kostumi tek vrapi në plazh me fanellën e ekipit skocez

Dashuria e Ilir Metës për ekipin skocez të futbollit Celtic ka habitur median britanike Sky Sports News, e cila i ka dedikuar një shkrim me nota ironie se si një udhëheqës i tillë mund të bëjë postime të tilla të çudishme. Në shkrim thuhet se në të njëjtën ditë, Meta mund të fotografohet duke marrë pjesë në takime të rëndësishme presidenciale dhe më pas mund ta shohësh duke vrapuar në plazhet e Shqipërisë me fanellën e Celtic, duke bërtitur për ekipin e tij të zemrës

Shkrimi i medias britanike Sky Sports News

Presidenti i Shqipërisë dhe Celtic është lidhja e dashurisë që ka hutuar shumë tifozë të futbollit në Skoci.

Ilir Meta, i cili është president i shtetit Ballkanik që nga viti 2017, poston vazhdimisht fotografi dhe video të tij me një fanellë të Celtic dhe reagimet e tij sa herë sheh ndeshjet e këtij ekipi.

Postimet e tij në Tëitter duken mjaft të çuditshme për një udhëheqës botëror. Në të njëjtën ditë, ai mund të fotografohet duke marrë pjesë në takime të rëndësishme presidenciale dhe më pas mund ta shohësh duke vrapuar në plazhet e Shqipërisë me fanellën e Celtic, duke bërtitur për ekipin e tij të zemrës.

Presidenti Meta ka dhënë një intervistë për median skoceze “Sky Sports News”, ku ka shpjeguar arsyet e simpatisë së tij për kampionët skocezë, e cila shkon deri në nënshkrimin e e-maileve dhe mesazheve me tekst për udhëheqësit e tjerë të botës me parullën kelte “Urra Urra”.

Ai tha: “Për herë të parë, e pashë ekipin e Celtic në televizor kur erdhën për të luajtur me Partizanin në Tiranë më 1979. Këto ndeshje ndërkombëtare ishin shumë të rralla gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri. Më kujtohen futbollistët e mëdhenj si (Kenny) Dalglish dhe të tjerët.

Më vonë, kapiteni i ekipit tonë kombëtar Rudi Vata filloi të luante për Celtic dhe unë e kisha mik, ende e kam. Ai më fliste se sa krenar ishte që kishte luajtur për Celtic.

Por simpatia ime për Celtic u bë më e fortë kur isha për një vizitë zyrtare në Sarajevë një vit më parë. Isha në qendrën kryesore të qytetit dhe pashë një grup njerëzish, shumë entuziastë, duke pirë birrë e kishte brohorima. Nuk ishte shumë e qartë se çfarë po ndodhte. Më pas pashë kombinimin e shkëlqyeshëm të ngjyrave dhe kuptova që Celtic ishte aty.

Shkova te tifozët dhe i përshëndeta. Ishte një atmosferë fantastike. Mora një reagim të shkëlqyeshëm nga ata dhe më folën  për respektin për Rudi Vatën. Dhe kjo më bëri të përqendrohem shumë te Celtic dhe tani është ekipi i vetëm që unë ndjek.”

Presidenti Meta, 51 vjeç, krijoi një Klub të tifozëve të Celtic në Tiranë me ish-lojtarin Vata, në verë.

Ai është përpjekur ta transmetojë pasionin e tij edhe tek zyrtarë të tjerë qeveritarë në Shqipëri dhe në të gjithë botën duke përdorur një slogan kelt për të nënshkruar autografe e mesazhe.

Ai tha: “Urra, urra” tani është shumë i zakonshëm këtu në Shqipëri dhe shumë njerëz më përshëndesin në këtë mënyrë. Në këto kohë, na duhet kjo energji dhe optimizëm.

“Puna ime si president nuk është aq e lehtë. Je nën stres dhe nën presion për të bërë shumë gjëra. Kështu që kur ndjek Celtic, më ndihmon të marr më shumë energji pozitive dhe të harroj dhimbjet e kokës dhe të frymëzohem.

Celtic më jep kënaqësi dhe motivim të madh dhe më pëlqen ta tregoj atë.

Do të më pëlqente të shkoja të shihja një ndeshje në stadium. Nuk kam pasur kohë, por së shpejti do të vij dhe do të bashkohem me të gjithë tifozët e Celtic, jo në VIP”, tha Meta.

Presidenti Meta shpreson shumë se Celtic të arrijë 10 tituj historikë me radhë këtë vit.

Ai tha: “Tani ne kemi një tjetër shqiptar, Alban Ajetin. Ai do të jetë një makinë golash. Dhe në të ardhmen ne shpresojmë të shohim Rocco Vata (djali i Rudi, i cili është në ekipin e të rinjve Celtic), duke luajtur për ekipin e parë.

Shpresoj që të gjithë ekipet e Celtic të tregojnë karakterin e tyre më të mirë pasi ky sezon është më i rëndësishmi, sepse këtë vit ne duam të kemi 10 tituj rresht. Kjo është arsyeja pse fanella ime e Celtic ka numrin 10. Unë jam optimist që do ta arrijë.”

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 18/10/2020 03:57

    Paska bere pershtypje publikimi me nota ironie i Sky per Meten. Ndersa genjeshtrat e Rames me gripin te publikuara nga Facebook ende se kane gjetur rrugen te juve. Interesant.

    Përgjigju
  • Iris: 17/10/2020 23:18

    E pse habiten skotet?!Shqipot gjithmone kane qene fansa te skuadrave te huaja,e sidomos, me ate lloj futbolli qe kemi ne,qe s'te jep asgje per ta dashur,/bari duket me I gjelber ne kopeshtin e komshiut/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim