Media britanike: Njësitë e azilit marrin urdhër që të merren vetëm me rastet shqiptare për të përshpejtuar dëbimet nga Britania
Gomone me emigrantë, foto arkiv
Ministria e Brendshme britanike ka urdhëruar punonjësit që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve azilkërkues në mënyrë që të përshpejtohen procedurat e dëbimit. Sipas mediave britanike po zhvillohet operacioni i koduar “Bridora” që ka synim të largojë sa më shumë shqiptarë në një kohë kur është rritur numri i atyre që futen ilegalisht me gomone.
Ky vendim do të vonojë përgjigjet për mijëra afganë, iranianë e sirianë që prej vitesh presin të përfitojnë azil në Britani.
Nga më shumë se 140 mijë aplikime për azil që presin një vendim fillestar në Britani, rreth 16 për qind (22,900) janë nga shqiptarët. Më shumë se 16,000 kërkesa të pazgjidhura lidhen me iranianët, 14,5000 me irakenët, 9,000 me afganët dhe rreth 7,000 me sirianë dhe eritreanë.
“Kërkesat për azil duhet të dëgjohen në mënyrë të drejtë bazuar në rrethanat personale të njerëzve. Ky 'operacion' i ri me shumë mundësi do të ishte diskriminues, por me siguri do të ishte joefektiv në trajtimin e problemeve në sistemin e azilit që politikat e qeverisë sonë kanë krijuar. Do të bëjë pak për të reduktuar numrin e kërkesave të mbetura për azil”, tha Clare Moseley, themeluesja e bamirësisë Care4Calais.
Një ligj prej dy dekadash e rendit Shqipërinë midis vendeve, ku Ministria e Brendshme mund t'i deklarojë kërkesat për azil nga qytetarët ‘qartësisht të pabazuara’, sepse këto vende konsiderohen të sigurta, shkruan The Independent.
Një burim i tha medias britanike ‘The Independent’ se ata besonin se qëllimi i Operacionit Bridora ishte të certifikonte sa më shumë kërkesa për azil që të ishte e mundur sipas ligjit, në mënyrë që njerëzit të mund të largoheshin nga Britania dhe të ndaloheshin të apelonin çështjet e tyre nga jashtë.
Sondazhi i ditës:
Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?
-
Dialog
23%
-
Debat
51%
-
Nuk e di
26%
Vota total: 100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ruheshin në një garazh në Londër, zbulohen litografitë e firmosura të Salvador Dali
29 Gusht, 15:23
-
Riparimi i marrëdhënieve mes Britanisë dhe BE, Starmer viziton Gjermaninë dhe Francën
28 Gusht, 08:09
-
FOTO/ Ja si duket britanikja që u përfshi në vrasjen e Nikulajt, shpërtheu në lot kur u vendos ekstradimi! Biznesmeni i pagoi drekën dhe i gjeti makinë me qira
27 Gusht, 22:10
-
Grupi ikonik i rock-ut ‘Oasis’ bashkohet pas 15 vitesh, turne me 14 koncerte në 2025
27 Gusht, 19:43
-
Duke dëgjuar këngë të Shkurte Fejzës, i riu shqiptar i dënuar për vrasje futet livet në ‘Tik-Tok’ nga qelia e burgut në Britani
27 Gusht, 13:57
-
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Anglia vendos pro ekstradimit të tre britanikëve dhe Edmond Haxhisë
27 Gusht, 12:33
-
Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin
25 Gusht, 20:26
-
Franca e kërkonte për vjedhje makinash dhe grup kriminal, arrestohet në Britani 42-vjeçari shqiptar! U martua me një rumune dhe tentoi lejen e qëndrimit, do ekstradohet (EMRI)
25 Gusht, 10:40
-
Itali/ I kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera, arrestohen 2 shqiptarët! U gjenden armë, municione, kokainë dhe hashash
17 Gusht, 08:13
-
Sulm me thikë në qendër të Londrës, plagoset një grua dhe vajza 11-vjeçare
12 Gusht, 16:11
-
Mijëra policë në gatishmëri në Britaninë e Madhe, protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim
7 Gusht, 10:43
-
Kryeministri britanik Starmer takim urgjent me ministra dhe zyrtarë: Protestuesit e dhunshëm do të përballen me forcën e ligjit
5 Gusht, 16:43
Shqiperia ka aplikuar per ne BE dhe eshte e natyrshme qe mund te quhet vend i sigurt kshq kerkesat per azil (duam apo nuk duam ne) jane mjaft te paarsyeshme.
Përgjigju