Media italiane 'Sky Arte': Piramida ikonike e Tiranës rilind si qendër kulturore dhe ‘skulpturë urbane’

Media italiane 'Sky Arte': Piramida ikonike e Tiranës rilind si qendër kulturore dhe ‘skulpturë urbane’

Piramida e Tiranës

Media e njohur italiane “Sky Arte”, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan.

Arte Sky thekson se kjo qendër e re kulturore, arsimore dhe tërheqëse e Shqipërisë, e cila ndodhet në zemër të Tiranës, është rinovuar plotësisht për të akomoduar në hapësirat e saj të rinjtë dhe studentët që do të mësojnë kodim.

Artikulli i plotë

Falë projektit restaurues nga studio holandeze MVRDV, kjo strukturë historike shqiptare është kthyer në një qendër kulturore inovative, e pajisur me klasa, zyra dhe hapësira publike. I konceptuar fillimisht si një muze kushtuar ish-diktatorit komunist, ndërtesa tani mirëpret një sërë funksionesh kolektive dhe është pjesërisht e dedikuar për aktivitetet jashtëshkollore të nxënësve.

Kjo qendër e re kulturore, arsimore dhe tërheqëse e Shqipërisë ndodhet në zemër të Tiranës. Falë projektit të studios holandeze MVRDV, Piramida ikonë e kryeqytetit shqiptar është rinovuar plotësisht dhe më shumë se tridhjetë vjet pas ndërtimit të saj, është shndërruar në një "skulpturë të banueshme" e gjithanshme, që synon të akomodojë në hapësirat e saj, kryesisht të rinjtë dhe studentët.

QENDRA E RE KULTURORE E TIRANËS

Duke e mbajtur të paprekur strukturën origjinale, MVRDV i ka dhënë një pamje të re arkitekturës imponuese, duke e modernizuar dhe rizhvilluar atë përmes krijimit të hapësirave multifunksionale, klasave, zyrave, laboratorëve për biznese fillestare dhe zonave rekreative. Një pjesë e ndërtesës do të jetë e hapur për publikun; tjetra do të presë TUMO-n, një qendër mësimdhënie që ofron një sërë aktivitetesh jashtëshkollore falas, që kanë të bëjnë me teknologjinë, muzikën dhe kinemanë, për të rinjtë e moshës 12 deri në 18 vjeç. Përveçse është vënë në dispozicion të komunitetit lokal si kurrë më parë, Piramida e rinovuar e Tiranës përmbush edhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të përshkruara nga Kombet e Bashkuara. “Duke pasur parasysh se ishte ndërtesa më e shtrenjtë që kishte ndërtuar ndonjëherë shteti komunist, në një periudhë ku popullsia shqiptare jetonte e shtypur e në varfëri, hoqëm të gjitha simbolet që lavdëronin diktaturën. Ne kemi ruajtur disa detaje origjinale, në mënyrë që vizitorët të jenë të vetëdijshëm për të kaluarën e errët të ndërtesës. E cilësuar dikur si "Mauzoleumi i Enver Hoxhës", Piramida e re tashmë është bërë një monument për njerëzit dhe aftësinë e tyre për të kapërcyer dhe mbijetuar mbi diktatorët," – u shpreh Viny Maas, bashkëthemelues i MVRDV.

HISTORIA E PIRAMIDËS SË TIRANËS

Projekti MVRDV bëri të mundur jo vetëm rikuperimin dhe rinovimin e plotë të ndërtesës, por edhe për ta bërë të aksesueshme majën e Piramidës, duke rikuperuar kështu një nga funksionet e lashta të ndërtesës. E hapur për herë të parë në vitin 1988, si një muze kushtuar diktatorit komunist Enver Hoxha dhe duke u shfrytëzuar pas vdekjes së tij, Piramida u përdor si vendtakim nga të rinjtë shqiptarë që kënaqeshin duke u ngjitur dhe rrëshqitur në trarët e pjerrët. Gjatë dekadave, ndërtesa është përdorur për qëllime të ndryshme: nga një radio stacion në një klub nate, në një vend konferencash, në një qendër transmetimi dhe madje gjatë luftës së Kosovës në 1999, edhe si bazë e NATO-s. Të gjitha këto ndryshime në funksionalitetin e tij, të kombinuara me ndërhyrjet jo tërësore rinovuese e kanë lënë të zhveshur dhe të çrregullt brendësinë e ndërtesës. Kështu, në vitin 2017 qeveria shqiptare i hapi rrugë planit transformues të një ndërtese imponuese me beton, e cila sot i rikthehet publikut, nën petkun e papritur të një monumenti “për t’u përjetuar”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!