TIRANE - Sipas gazetës japoneze Yomiuri Shimbun, Shqipëria ka arritur një marrëveshje parimore me SHBA-në për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian.
Sipas një burimi nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, nëse marrëveshja do të finalizohet, SHBA do të dërgojë në Shqipëri mjetet e nevojshme për shkatërrimin e këtyre armëve kimike, pas transportimit të tyre në vend.
Damasku do të dërgojë materialet kimike në portin e Latakia-s me ndihmën e Rusisë. Që aty, një anije tregtare belge do të transportojë armët në Shqipëri.
Burimi nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike shtoi se disa vende europiane do të dërgojnë gjithashtu anije eskorte.
Sipas një tjetër burimi brenda organizatës, SHBA, Rusia dhe palët e tjera të shqetësuara në lidhje me këtë çështje po vazhdojnë të bëjnë rregullimet e nevojshme për çmontimin e tyre. Megjithatë, disa vende të cilat u menduan si destinacion i arsenalit kimik sirian kanë kundërshtuar këtë plan. Në dritë të këtyre kundërshtimeve, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike nuk do të specifikojë emrin e vendit në të cilin do të transportohet arsenali, kur t’i dorëzojë planin e shkatërrimit Këshillit Ekzekutiv të organizatës, ditën e premte.
Redaksia online
(Erin Dini/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com