Media: Kosova drejt zgjedhjeve
të parakohshme

Media: Kosova drejt zgjedhjeve <br />të parakohshme
PRISHTINE- Përplasjet brenda partnerëve të koalicionit qeverisës, dhe pamundësia për ta përfshirë partinë e Ramush Haradinajt në bashkëqeverisje, ka krijuar infrastrukturën e duhur që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Burime brenda Qeverisë i kanë konfirmuar gazetës “Zëri” në kushte anonimiteti, se tashmë pas zbehjes së fuqisë politike të partnerëve të koalicionit në Kuvendin e Kosovës, vetë kryeministri Hashim Thaçi është pajtuar që sa më shpejt të përmbyllet procesi i reformës zgjedhore dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në verën e sivjetme ose më së largu në këtë vjeshtë.

“Ekziston disponimi edhe nga kryeministri Thaçi, që gjatë këtij viti të shkohet me zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë ky zyrtar i lartë qeveritar.

Ndonëse, vendi udhëhiqet nga koalicioni i pakicës në Kuvendin e Kosovës, dhe pamundësia për ta futur në “vallen” e bashkëqeverisjes Ramush Haradinajn, duket të ketë ndikuar që kryeministri Thaçi të dorëzohet karshi qëndrimit të tij të mëhershëm se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, porse sipas tij, ato do të mbahen në afatin e paraparë, në fund të vitit 2014.

(sg/gazeta zeri/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve