PRISHTINE- Qeveria e Kosovës përveç që nuk e di numrin e saktë të shteteve që na kanë njohur, ajo kërkon njohje edhe nga shtetet që tashmë e kanë bërë një gjë të tillë. Kosova Info njofton se në takimin që zëvendëskryeministri Pacolli zhvilloi në Paris me përfaqësuesit e shteteve të Amerikës Jugore si të Perusë, Argjentinës, Bolivisë, Paraguait dhe Uruguait, ka kërkuar njohen e Kosovës nga Peruja.

Kosova info zbulon se ky shtet ka njohur Republikën e Kosovës më 22 shkurt 2008. Pacolli ndodhet në Paris me misionin e tij për të lobuar për njohjet e shtetit të Kosovës me ato shtete që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë.
(sg/telegrafi/shqiptarja.com)