Media: PDK-ja tërhiqet nga
rishikimi i mandatit të EULEX-it

Media: PDK-ja tërhiqet nga <br />rishikimi i mandatit të EULEX-it
Jetëshkurtër ka qenë kërcënimi i PDK-së për rishikimin e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Për këtë, të shtunën me ton të zbutur kanë folur zyrtarët e PDK-së.

Dy javë më parë, pas arrestimit nga EULEX-i të deputetit Fatmir Limaj dhe tre të akuzuarve të tjerë për rastin “Kleçka”, Grupi parlamentar i PDK-së pati thënë se do të ndërmarrë iniciativën në Parlamentin e Kosovës për të rishikuar mandatin e këtij misioni. Të shtunën, ka qenë fare i shkurtër.

“Do të konsultohemi me grupet parlamentare. Niherë nuk ka kurgjë”, ka thënë shkurt Grabovci, i cili ka mohuar inicimin në Kuvend të rishikimit të mandatit të EUELX-it. “S’ka kurgjë”, ka përsëritur ai.

Një burim i Kohës Ditore brenda kësaj partie ka thënë se nuk do të ketë një iniciativë të këtillë, dhe se deklarata ishte dhënë në afekt, në përpjekjen për ta dënuar sa më fuqishëm aktin. Sipas këtij burimi, rishikimi i mandatit të EULEX-it mund të bëhet vetëm me iniciativën e presidentit ose të Qeverisë, dhe jo të grupeve parlamentare.

*Marrë nga Koha Ditore


(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime