Media: Pilotët rusë janë gjallë, në duart e grupeve të panjohura të opozitës siriane

/ATSH-ANSA/ - Dy pilotët e avionit rus, tip Su-24, i goditur sot në mëngjes nga avionët gjuajtës turq, tip F-16, janë hedhur me parashutë përpara se avioni të goditej dhe janë gjallë, ndërkohë që po kërkohen për t'i dërguar në Turqi, njoftoi sot televizioni privat turk, NTV, që citon burime të sigurisë turke.
Po sipas këtyre burimeve, pilotët ndodhen aktualisht në duar të grupeve të panjohura të opozitës siriane, me të cilat autoritetet turke kanë hapur mundësitë për të kërkuar lirimin e tyre.
"Nuk kemi asnjë informacion për fatin e dy pilotëve", tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai