Media qeveritare ruse nuk ka humbur kohë për të raportuar pasditen e djeshme protestën e opozitës qe po zhvillohej në Tiranë.

“Me mijëra njerëz të mbledhur para zyrës së kryeministrit shqiptar.”

Kështu e nis raportimin e saj mbi protestën e Sali Berishës dhe Ilir Metës, Agjencia Shtetërore Ruse e Lajmeve, Tass, sipas së cilës, në Tiranë protestohet për shkak të korrupsionit dhe varfërisë.

Agjencia e Lajmeve Tass është kujdesur të citojë dy aleatët në opozitë teksa flasin me tone lufte për “tradhtarë” dhe “beteja që duhen fituar.”

Nuk është rastësi që mediat ruse i bëjnë jehonë protestave ku kritikohet ashpër perëndimi dhe raportet e tij me Shqipërinë. Në vitin 2019 televizioni Russia Today transmetonte drejtperdrejt protestën e udhëhequr nga Lulzim Basha.

Pak kohë më parë, inteligjenca amerikane zbuloi se PD ishte financuar me 500 mijë dollarë nga rusët në vitin 2017./ Lexo.al

Artikulli në mediat ruse

Një ditë më parë Sali Berisha dhe Ilir Meta protestuan para kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit hodhën një lumë akuzash. Fjalimet e Metës dhe Berishës, kishin të njëjtin linjë, që Rama duhet të shkojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët dhe i ka detyruar ata që të largohen jashtë shtetit, e për këtë simbolikë kishin një gomone me vete.