Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për partneritet qeverisës.
Burime të Gazetës Express thonë se bisedat që kishin nisur javë më parë janë konkretizuar me ardhjen e Ramush Haradinajt në Prishtinë.
“Brenda dhjetë ditësh finalizohet koalicioni PDK-AAK. Partia e Ramush Haradinaj do të marrë poste të rëndësishme në Qeveri”, ka treguar një zyrtar i afërt me dy liderët politikë në kushte anonimiteti.
Ai nuk ka sqaruar se si do të ndahen postet qeveritare dhe mbi të gjitha kush do të jetë Kryeministër - Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj.
“Pajtimi ka ndodhur, për gjëra tjera arrihet pajtim gjatë këtyre ditëve”, ka thënë ai, -raporton Indeksonline.
*Marrë nga Indeksonline
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com