Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Plazhi Filikurit

Shqipëria është një vend i bukur, me një histori të gjatë dhe plot ngjyra dhe ka shumë për të zbuluar dhe shijuar, shkruan e përditshmja spanjolle “Actualidad Viajes”. Vendi mesdhetar mund të vizitohet në çdo stinë dhe ofron plazhe mahnitëse që shtrihen në brigjet e deteve Adriatik dhe Jon.

Saranda dhe plazhet e Ksamilit
E vërteta është se Shqipëria nuk ofron vetëm kisha, xhami, vende arkeologjike dhe qytete historike, por gjithashtu plazhe magjepsëse dhe resorte ideale për pushime dhe argëtim. Saranda është një prej tyre, e njohur për jetën e saj të natës, restorantet e shkëlqyera dhe plazhet mahnitëse në detin Mesdhe. Gjithashtu, për shembull vizitoni Plazhin e Pulëbardhës apo Ksamilin e bukur.

Ksamili është emri i një fshati të vogël, vija bregdetare e të cilit përmban limane, ishuj të vegjël, pyje dhe laguna që shkëlqejnë kur dielli fillon të perëndojë. Zona ofron shumë plazhe përreth. Ksamili ndodhet në jug të vendit, vetëm 15 minuta larg nga Saranda dhe ndryshe është  njihet si “Perla e detit Jon”. Shumë vizitorë e konsiderojnë si ‘Kryeqytetin’ e diellit, rërës dhe detit. Plazhet me pamje nga perëndimi ndodhen pranë pjesës veriore të ishullit grek të Korfuzit dhe kanë të njëjtën atmosferë.

Katër ishujt jashtë bregut të Ksamilit mund të eksplorohen me kajak dhe varkë, por plazhi kryesor ndodhet pranë shkëmbinjve të vegjël me ujëra të pastra blu. Vendi ofron resorte bregdetare dhe për këtë arsye është miqësore me familjen. Nëse dëshironi të kaloni një ditë ndryshe, vizitoni rrënojat e Butrintit.

Plazhi i Pasqyrave
Plazhi i Pasqyrave, quhet kështu pasi ujërat e tij reflektojnë diellin me shkëlqim, duke i dhënë atij një efekt, njësoj si të ishte një pasqyrë. Ai ka një peizazh të mrekullueshëm me ujëra blu të thellë, rërë të butë dhe të bardhë e cila kthehet në guralecë duke iu afruar bregut. Plazhi i Pasqyrave ka disa formacione shkëmbore që lejojnë njëfarë intimiteti dhe mund të bëni zhytje pasi zona ka një jetë detare dhe shpella.

Sigurisht, plazhi është shumë i vizituar gjatë verës dhe ofron perëndime të bukura, ndaj është mirë të shkoni atje kur perëndon dielli. Plazhi ndodhet vetëm 15 minuta larg nga Saranda.

Plazhi i Palasës
Ky plazh ndodhet në qarkun e Vlorës, përgjatë Qafës së Llogorasë. Është një plazh i bukur me ujëra të kristalta dhe me një peizazh të bukur të rrethuar nga pyje dhe shkëmbinj.

Ujërat e këtij bregdetit janë bruz, ndërsa sa më shumë i afrohemi bregut, krijohen pellgje të qeta dhe të ulëta, perfekte për fëmijët. Duket si një plazh i izoluar, por në të vërtetë ka bare dhe restorante kështu që është mjaft i përgatitur për vizitorët.

Plazhi i Potamit
Ky plazh ndodhet në skajin verior të Rivierës Shqiptare, pranë Dhërmiut dhe Himarës. Është afër Plazhit të Llamanit, kështu që udhëtarët zakonisht i vizitojnë të dyja bashkë. Potami ka një peizazh malor dhe është i rrethuar nga gjelbërimi. Po ashty edhe ky plazh ofron bare dhe restorante.

Plazhi i Dhërmiut
Ky plazh ndodhet në jug të Palasës, afër fshatit Dhërmi, dhe është vërtet madhështor me rërë të bardhë, ujëra bruz dhe çadra shumëngjyrëshe. Përveç kësaj, ai ka një formacion të madh shkëmbor që ndan plazhin në dy pjesë; plazhi me rërë dhe plazhi me guralecë. Dhërmiu njihet si plazhi më perëndimet më të mrekullueshme te diellit.

Plazhi i Jalës
Plazhi i Jalës thuhet se është një nga plazhet më të mira shqiptare për not. Nëse e krahasojmë me plazhet fqinje, ai dallohet për transparencën e ujërave dhe ngjyrën blu të theksuar. Ky plazh është popullor pasi është shtëpia e bareve dhe diskotave më të mira, ose një nga më të mirat në Shqipëri.

Plazhi i Bunecit
Më në jug të Sarandës, ndodhet Plazhi i Bunecit, një brez i gjerë bregdetar me rërë i cili është ideal banjo dielli. Nuk është kurrë i mbushur me njerëz dhe bregdeti është i zbukuruar nga një sfond malor. Buneci ka ujëra të pastra bruz, rërë të bardhë dhe pamje mahnitëse të bregdetit të Jonit. Gjithashtu ofron shumë restorante dhe kafene.

Plazhi i Borshit
Ky plazh ndodhet në qendër të Rivierës Shqiptare, pranë fshatit Qeparo, vetëm 7 kilometra larg. Është plazhi më i madh në Shqipëri, me guralecë të bardhë, ujëra blu dhe pamje mahnitëse të maleve bregdetare. Është i rrethuar me ullinj dhe  mund të shkosh lehtesisht me makinë, madje ka dhe parkim. Ky plazh është rreth 1 orë larg nga Saranda.

Plazhi i Filikurit
Ky plazh është ideal për turistët që kërkojnë një vendpushim më të izoluar. Ai ndodhet midis Plazheve të Potamit dhe Llamanit dhe është një thesar i Rivierës Shqiptare pasi ndodhet vetëm pak kilometra larg Himarës së famshme. Shkëmbinjtë e lartë mbrojnë gjirin dhe ujërat e tij të qeta dhe bruz janë ideale për not.

Ky plazh është gjysmë privat, kështu që ju mund ta eksploroni atë vetëm me kajak ose varkë. Riviera Shqiptare është magjepsëse dhe ofron disa nga plazhet më të mira në Ballkan dhe Evropë. Edhe nëse nuk e besoni plazhet shqiptare kanë ujëra blu dhe rërë të bardhë dhe zakonisht rrethohen nga malet duke shfaqur një peizazh të mrekullueshëm.

Shumica e plazheve në veri janë me guralecë, por plazhet me rërë gjenden më shumë në dhe rreth Ksamilit. Dhërmiu dhe Buneci për shembull kanë rërë të bardhë.

Kur duhet të vizitoni bregdetin shqiptar?

Muajt ​​e verës dhe piku sezonit veror janë qershori, korriku dhe gushti. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të mira dhe temperaturat janë ende të ngrohta për të notuar. Por, gjithashtu ju mund të vizitoni Parqet Kombëtare dhe të ngjiteni në Alpet Shqiptare.

Nëse planifikoni të vizitoni bregdetin shqiptar, duhet të dini se qytetet e mëdha si Vlora apo Saranda ofrojnë akomodimin, baret dhe restorantet më të mira. Nëse kërkoni një alternativë më të qetë, Dhërmiu apo Himara janë opsionet e duhura.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska