Një lajm i rëndësishëm lidhet me Paris SG pak orë para sfidës me Real Madrid. Mediat në Spanjë, konkretisht ‘El Chiringuito’, shkuan se ‘galaktikët’ me dëshirën e jashtëzakonshme të trajnerit Zinedin Zidan kanë siguruar shërbimet e Kylian Mbappe. Dy klubet sipas këtij burimi kanë aritur me kohë një pak për të ardhmen e 20-vjeçarit, që më herët ka deklaruar se i pëlqen një aventurë e re.
Sipas ‘Chiringuito’ Real Madrid i ka paguar 40 mln euro Paris SG për të prenotuar Kylian Mbappe, ndërsa i gjithë operacioni do të kushtojë 225 mln euro plus 50 të tjera në formë bonusesh. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në të vërtetë, pasi ky mund të jetë edhe një truk për të shpërqendruar francezët para sfidës me 13 herë kampionët e Europës.