Media: Thaçi e Tadiç do takohen
në qershor në Londër o Bruksel

Media: Thaçi e Tadiç do takohen<br />në qershor në Londër o Bruksel
PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadic mund të takohen gjatë muajit qershor në Londër, ose në Bruksel.

Kështu kanë deklaruar burime ndërkombëtare për Express në kushte anonimiteti, të cilat kanë përjashtuar mundësinë që takimi të ndodhë në Sarajevë, për faktin se Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Kryeministri Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç mund të takohen gjatë qershorit në Londër, ose në Bruksel. Por takimi nuk ka gjasa të ndodhë në një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ky zyrtar për gazetën.

Mundësia e takimit Thaçi –Tadic është përmendur disa herë, sidomos gjatë procesit të bisedimeve Kosovë –Serbi, të cilat po zhvillohen në Bruksel.

Por së fundi është njoftuar se një takim i tillë mund të mbahet në Sarajevë, pas zgjedhjeve të majit në Serbi dhe krijimit të qeverisë atje. Çështja e takimit mes dy liderëve ishte përfolur edhe gjatë muajit shkurt.

Me këtë rast, kreu i Qeverisë së Kosovës kishte theksuar gatishmërinë për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Boris Tadic, duke thënë se në një rast të tillë, në agjendë të takimit do të ishte vetëm njohja e Kosovës.

Ky qëndrim i Thaçit kishte pasuar deklaratat e Tadicit që i kishte bërë gjatë një vizite në Bosnjë, ku ishte shprehur pozitivisht për një takim me Thaçin duke thënë se do të merrte pjesë në takim nëse aty do të bisedohej për zgjidhjen e problemeve, e jo për promovimin e shtetësisë së Kosovës.

Po ashtu, Tadiç kishte thënë se në takimin eventual me Thaçin do të diskutonte për planin e tij katërpikësh që parasheh status special për Veriun, ose për ndonjë plan tjetër.

Por, kreu i Qeverisë së Kosovës në një prononcim për Express, kishte theksuar se në një takim me shefin e shtetit serb do të diskutonte vetëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Në takimin e mundshëm me Presidentin Tadiç, unë e kam vetëm një pikë të diskutimit - njohjen reciproke, të tjerat janë çështje që mund të rregullohen me raporte ndërshtetërore, sikur me të gjitha vendet fqinje”, kishte thënë Thaçi.

“Takimi ynë nuk do të duhej të kuptohej si betejë për ta mundur njëri-tjetrin, Kosova Serbinë, ose e kundërta, sepse kjo betejë është mbyllur në qershor të vitit 1999 dhe rezultatin e di e gjithë bota. Ky takim eventual mund t’i shërbejë të ardhmes më të mirë të popujve dhe shteteve tona”, kishte thënë Thaçi.

Thaçi ndërkaq në prononcimet e tij ka thënë se nuk ka ndonjë problem ta takojë Tadiçin, pasi takime me të ka pasur edhe gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë.
(marre nga gazeta express/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate