Media: Thaçi mund të ndikojë që
Limaj të mbahet në paraburgim

Media: Thaçi mund të ndikojë që<br />Limaj të mbahet në paraburgim
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi mund të ndikojë që ish-ushtaraku i UCK-së Fatmir Limaj të mbahet në paraburgim. Kështu shkruan media kosovare Koha Ditore, e cila i referohet ndikimit të Thaçit dhe Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë dalë kundër gjyqësorit.

Fakti që ata kanë kërkuar që të rishikohen kompetencat e EULEX-it, është marrë si argument që Fatmir Limaj dhe ish-ushtarakët e tjerë të akuzuar për krime lufte, të mos mund të mbrohen nga këto akuza.

Vetëm të mërkurën Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar aneksat e palës mbrojtëse kundër aktvendimit të kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, Dariusz Sielicki, për caktimin e paraburgimit për deputetin Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqin, Naser Krasniqin dhe Naser Shalën të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës.

Kolegji i udhëhequr nga gjyqtari Tore Thomassen dhe me anëtar Nesrin Lushtën dhe Elka Filcheva-Errnenkova ka konstatuar se deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi të bëra në ditën e FSK-së më 26 dhe të deputetëve të PDK-së si ndikim direkt në dëshmitarë, prokurorë dhe gjyqtarë në rastin penal të njohur si “Kleçka”, -raporton Koha Ditore.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash