Media, tryeza e PS. Gazetarët:
Në rrezik liria, Pronarët: Jo

Media, tryeza e PS. Gazetarët:<br />Në rrezik liria, Pronarët: Jo
TIRANE – Dhënia fund e presionit ndaj mediave do të jetë guri themelor i marrëdhënieve të Partisë Socialiste me median. Premtimi ka ardhur nga kreu i PS, Edi Rama, gjatë fjalës së tij të shkurtër në hyrje të tryezës mbi media zhvilluar nga kjo forcë politike.

Kryesocialisti Rama premtoi gjithashtu më shumë akses për median dhe gazetarët në çdo dokument zyrtar të shtetit dhe një kuadër ligjor më transparent në këtë drejtim pasi, siç tha ai, thelbi i programit të PS është liria e medias.

Më pas Rama i ka kaluar fjalën anëtares së Asemblesë së PS-së, Iris Luarasi, e cila bëri edhe një analizë të ofertës informative të Televizionit Publik Shqiptar, ku tha ajo, pjesa dërrmuese e minutazhit zihej nga lajmet e Kryeministrit Berisha dhe Bashkisë së Tiranës ndërsa disa lajme që i përkisnin vizitave të Presidentit Topi nuk u transmetuan fare.

“Ne do ta transformojmë rrënjësisht televizionin publik shqiptar. Bëhet fjalë për një shërbim për të cilin të gjithë qytetarët paguajnë. Një shërbim publik radio televiziv nuk është një shërbim që duhet bazuar te audienca maksimale por te disa arsye të tjera që për arsye legjitime media private nuk i ka përparësi”, tha Rama ndërsa mori fjalën për të dytën herë.

Kreu i socialistëve theksoi se “ky është një debat i hapur që kërkon një studim dhe një vizion të detajuar që ne do ta kemi gati ditën që do të fillojë fushata elektorale. E shikoj të rëndësishme që ta sfidojmë traditën por edhe veten tonë duke krijuar një kuadër ligjor ku shpirtrat e skllavërueshëm të vendosen në pozicionin që të mos jenë të detyruar të skllavërohen”.

Ndërsa Valentina Leskaj, kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias, foli për një “ndryshim thelbësor në sjellje dhe në vizion” përsa i përket qëndrimit të PS ndaj mediave që synon “sigurimin e garantëve ligjor për një pavarësi” të plotë të mediave në Shqipëri.

“Qeveria duhet të ketë sa më larg duart nga entet rregullatorë”, tha Leskaj, e cila propozoi që “vendimmarrja për vendime të rëndësishme sidomos për licencat duhet të jetë me shumicë të cilësuar si garant për të shpëtuar nga presionet dhe klientelizmi”. Mes problemeve të tjera për të cilat PS duhet të gjejë një zgjidhje, ajo përmendi edhe ato të piraterisë dhe çështjen e reklamave.

GAZETARET: E VERTETA DHE LIRIA E MEDIAS NE RREZIK
Gazetare te shumte qe moren pjese ne tavolinen e organizuar shprehen qarte dhe hapur gjendjen e veshtire te medias shqiptare ne pergjithesi. "Fjala e lire eshte ne renie ne Shqiperi dhe kete e thone sondazhe dhe shoqata shume prestigjoze boterore", tha Andrea Stefani. I shqetesuar per gjendjen e gazetareve u shpreh dhe kreu i unionit te gazetareve, Aleksander Çipa. Mungesa e kontratave, vonesat ne marrjet e rrogave, pushimet nga puna, bejne qe gazetaret te mos kene lirine e ketij profesioni. Gazetari investigativ Artan Hoxha, i punesuar ne News24, deklaroi se "shpesh detyrohemi qe lajmet t'ua kalojme mediave te tjera si Fiks Fare, pasi ne nuk mund t-i japim. Edhe analisti Kiço Blushi u shpreh i shqetesuar per lekundjen serioze te pozitave te medias si pushtet i katert.

PRONARET: JEMI TE LIRE
Me optimiste u shprehen ata pak pronare mediatike qe ishin te pranishem ne tavolinen e organizuar nga PS. Irfan Hasanbelliu i gazetes "Panorama" tha se media qe ai zoteron eshte totalisht e lire, se ai nuk ka penguar asnje gazetar te shprehet dhe se nuk ka marre asnje favor nga pushteti. Ai gjithashtu tha se eshte nga ata pronare qe jep rregullisht rrogat.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump njofton tarifat tregtare, 25% për Kanadanë dhe Meksikën! 10% për Kinën, kryejnë tarfik droge në SHBA

Trump njofton tarifat tregtare, 25% për Kanadanë dhe Meksikën! 10% për Kinën, kryejnë tarfik droge në SHBA