
Pas takimit të tensionuar në Zyrën Ovale me presidentin amerikan Donald Trump delegacioni i Kievit priti për rreth një orë në një dhomë tjetër, me shpresën se do të arrinte të firmoste marrëveshjen për minerale të rralla, e cila ishte në qendër të vizitës së Zelenskyt në Uashington. Gjithashtu, në agjendë ishin parashikuar edhe një drekë dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.
Sipas raportimeve të gazetarit Barak Ravid për Axios, situata u përshkallëzua kur sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dolën nga Zyra Ovale, shkuan drejt dhomës ku ndodhej Zelensky dhe i kërkuan atij të largohej.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, i cituar nga Axios, theksoi se përplasja gjatë takimit nuk kishte qenë e planifikuar. “Plani ynë ishte të nënshkruanim marrëveshjen për minerale, të hynim në këtë partneritet ekonomik dhe të ecim përpara në drejtim të paqes,” tha ai.
Lajmi kryesor:
Zelensky për Fox News pas përplasjes me Trump në Zyrën Ovale: S'i detyrohem asnjë ndjesë, dua garanci për vendin tim! Rubio e sulmon: Na humbe kohë










