Media zvicerane NZZ: Ambiciet për Serbinë e Madhe kërcënojnë paqen në Ballkan, Millorad Dodik po armatoset

Media zvicerane NZZ: Ambiciet për Serbinë e Madhe kërcënojnë paqen në Ballkan, Millorad Dodik po armatoset

Ambiciet për formimin e Serbisë së Madhe kërcënojnë paqen në Ballkanin Perëndimor dhe se çelësi i paqes është në distriktin e Brçkos që është “thembra e Akilit” të Serbisë, shkruan e përditshmja zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ).

Aty theksohet se presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik po tenton të krijoj forca ushtarake paralele.

“Që nga 21 nëntori 1995, termi Dejton ka treguar një lloj të veçantë diplomacie – të gjithë pjesëmarrësit ishin mbyllur derisa të arrijnë një marrëveshje. Kështu shkruante ‘arkitekti’ i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, ambasadori Richard Holbrooke në librin e tij Misioni im, i vitit 1998. Përpjekjet e palodhura diplomatike të Holbrooke, së bashku me bombardimet e NATO-s ndaj pozicioneve serbe, i dhanë fund luftës gati katërvjeçare në Bosnjë e Hercegovinë”, shkruan autori i tekstit Alexander Rotert.

Rotert ka hulumtuar ngjarjet në ish-Jugosllavi që nga viti 1991. Ai ka punuar, ndër të tjera, për Institutin Otto Zur (OSI), Institutin e Evropës Lindore (OEI) si dhe për misione të ndryshme ndërkombëtare.

Autori na kujton se edhe sot, gati tridhjetë vjet pas përfundimit të luftës, paqja në Ballkanin Perëndimor është jo vetëm e brishtë, por edhe në rrezik të madh. Ai vlerëson se kjo ka të bëjë me përpjekjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të realizuar projektin e krijimit të Serbisë së Madhe, të nisur nga paraardhësi i tij Sllobodan Millosheviç.

Ai plan, siç shkruan Rotert, mbështetet në “Botën Ruse” të Vladimir Putinit dhe tani quhet “Bota Serbe”. Protagonisti kryesor i tij është shefi i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.

Vulin, i cili së fundmi është sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të besnikërisë ndaj Moskës, së bashku me liderin serbëve të BeH, Milorad Dodik ka marrë pjesë në një “forum sigurie” në Rusi.

Dodiku po armatoset

Autori e përshkruan Dodikun si “pushtetin kryesor aktiv të Beogradit në Ballkanin Perëndimor”. Rotert përmend edhe mirënjohejn “Urdhri i Meritës” që i dha Putinit në shenjë mirënjohjeje.

Teksti i NZZ-së më pas citon Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 2022, e cila thotë se “situata në rajonin e ish-Jugosllavisë vazhdon të përbëjë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

“Një nga arsyet për këtë janë përpjekjet e Dodikut për të ndërtuar forca ushtarake paralele. Nëse shikoni paradën ushtarake vjetore anti-kushtetuese me rastin e themelimit të Republikës Serbe më 9 janar, mund të ndjeni se numri i anëtarëve të atyre forcave është tashmë i konsiderueshëm: në atë kohë, deri në 2,000 anëtarë të armatosur rëndë të grupeve paraushtarake dhe policë specialë marshuan, të ndjekur nga dhjetëra automjete të blinduara dhe helikopterë”, thekson NZZ.

Armatosja e njësive të tij paraushtarake nga Dodiku, shkon paralelisht me armatosjen masive të forcave të armatosura serbe, për të cilën Vuçiq është përpjekur prej disa vitesh.

Brçko si “thembra e Akilit”

Qyteti në pjesën veriore të BeH është “thembra e Akilit” e strategëve serbë, vlerëson Rotert dhe kujton se “Bota Serbe” nuk do të ishte e mundur pa kontrollin e Brçkos.

“Një prani ushtarake ndërkombëtare e armatosur fuqishëm në Brçko mund t’i kundërvihej çdo aventure pa shkrepur asnjë plumb. Do të ishte e rëndësishme që njësitë të zhvendosen në Brçko sa më shpejt të jetë e mundur. Në rast të shpalljes së pavarësisë, njësitë e Dodikut fillimisht do ta merrnin dhe do ta pushtonin Brçkon”, beson autori i komentit.“Një gjë duhet të jetë e qartë: kurrë nuk ka pasur lëvizje paqësore kufitare në Ballkan. Kontrolli ushtarak i distriktit të Brçkos nga forcat ndërkombëtare – qoftë EUFOR apo NATO, e cila ende ka një mision në BeH dhe drejtohet nga një gjeneral amerikan – është një parakusht për paqe të qëndrueshme brenda dhe rreth Bosnjës në Ballkanin Perëndimor”, shton Rotert.

“Kjo është veçanërisht e vërtetë për sa kohë që janë në pushtet secesionistët dhe politikanët që punojnë për të shkatërruar shtetin, si Milorad Dodik. Me ‘opsionin Brçko’, BE-ja mund të arrijë fitimin maksimal me investime shumë të kufizuara”, përfundon ai. /alsat/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja