Britania e Madhe është gati për të dalë nga Bashkimi Europian. Gazeta britanike "Daily Mail" shkruan se Cameron paralajmëron Europën se Britania është më afër largimit nga BE pas  "faturës"'me një shtesë  1.7billionë £ për të mbështetur politikat evropiane .
Mediat angleze shkruajnë se në një përçartje të zemëruar kundër "teknokratëve dhe burokratëve pa zemër apo shpirt ', Kryeministri  britanik këmbëngul se ai nuk do të pranojë faturën e re.

Komisioni Evropian paraqiti kërkesën duke u bazuar tek rregullat që datojnë në vitin 1995 dhe faktin se ekonomia britanike është rritur më shpejt se sa pritej, kështu që duhet të paguajë një pjesë më të madhe në Bruksel. Kjo do të ndikojë që Franca të mos paguajë 790 millionë £  për shkak se ekonomia e saj është ende duke u përpjekur të dalë nga kriza./ATSH/