Antony Blinken
Egjipti po përgatit takime të reja midis fraksioneve palestineze për të shqyrtuar opsionet e reja të negociatave për Gazën dhe po punon për hartimin e një hipoteze të re marrëveshjeje pas rifillimit të negociatave midis Izraelit dhe Hamasit.
Këtë e ka bërë të ditur Al Arabiya në platformën X (ish-Twitter) menjëherë pas takimit mes presidentit egjiptian Sisi dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.
Egjipti ka qëndruar gjithmonë në kontakt me ndërmjetësit nga SHBA-ja dhe Katari për të tentuar një armëpushim të ri dhe një shkëmbim të ri midis pengjeve izraelitë në duart e Hamasit dhe të burgosurve palestinezë.
Por tani “ai do të bëjë ndryshime rrënjësore në nismën e tij të mëparshme”, zbulon Al Arabiya.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Afrika e Jugut në GJND: Izraeli po kryen gjenocid në Gazë! Shtëpia e Bardhë: Padia e Afrikës së Jugut është e pabazë










